Epo, kush nuk do e dëshironte një shoqëri të pastër, të besueshme, dhe të denjë?
Të paktë janë personat që gëzojnë këtë fat në jetën e tyre, e sidomos nga estrada kur përderisa kemi gjithmonë përçarje, dikush tjetër zotohet për një shoqëri shumëvjeçare dhe të qëndrueshme.
Këta janë Ilir Berani, Sinan Vllasaliu, Gili, dhe Teuta Vllasaliu, të cilët tani e shumë dekada kanë formuar rrethin e një shoqërie të pashkoqshme, besnike dhe të lakmueshme.
Janë miq po dhe bashkëpuntorë të vjetër në muzikë. Sinani jo pak këngë ka me tekstet e Ilir Beranit, të cilat me të dëgjuar janë shndërruar në hite të pashterrura.
Ndonëse të njohur për këtë relacion të mrekullueshëm, katërshen e shohim shpesh edhe në darka, e mbledhi nga më të ndryshmet.
Këtë herë ishte Sinani me të shoqen që nga Amerika, vizituan miqtë e tyre Ilirin dhe Gilin, duke i befasuar e duke kaluar një pjesë të kohës me ta.