Kombëtarja e Portugalisë ka luajtur me barazim 1-1 ndaj Iranit në ndeshjen e tretë të Grupit B në kuadër të Kupës së Botës.
Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi portugezëve, të cilët dominuan si në raste ashtu edhe në posedim të topit.
ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë pasi goditja e tij u prit nga portieri Alireza Beiranvand dhe shifrat mbeten të njëjta.
Pas golit të barazimit, Irani pati edhe një rast të qind për qind, por fati ishte me Portugalinë që shpëtoi nga më e keqja dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Pas kësaj fitore, Portugalia kalon Grupin B nga vendi i dytë me 5 pikë, po aq sa ka edhe Spanja në vendin e parë.