Prej vitesh ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe çdo këngë e tyre kthehet në hit të padiskutueshëm, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për dy nga reperët më të njohur të muzikës shqiptare, Getoari dhe Majk.
I ftuar së fundmi në emisionin “E diela vlen” Majk tregoi se ata së shpejti do të sjellin në treg një album të përbashkët. Majk tregon se ky album është përfunduar prej kohësh, por për shkak të pandemisë nuk kanë dashur ta publikojnë më herët.
Ky album do të përmnajë 12-14 këngë të reja të cilat publiku nuk i ka dëgjuar më parë.