Majk është një nga reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare, shkruan OnAir.
Ai do të jetë i ftuar në puntatën e radhës të emisionit “E Diela Vlen”, ku do të tregojë për publikun një anë tjetër të tijën.
Në pamjet e publikuara të intervistës vihet re një moment mjaft i veçantë që ndodh në studion e emisionit. Reperi merr një surprizë mjaft të madhe nga djali i tij Roan. Roani gjatë intervistës shfaqet në studio duke e befasuar në maksimum artistin.
Intervista e plotë do të publikohet të dielën në “ATV” në orën 14:00.