Fero dhe Arbenita janë ndër çiftet më të komentuara të estradës shqiptare, shkruan OnAir.
Historia e tyre e dashurisë ka qenë e mbushur me ngjarje të ndryshme. Së fundmi ata janë bërë edhe prindër të një vajze të cilën e prisnin me padurim. Atë e pagëzuan me emrin Nina.
Më parë çifti jetonin herë së bashku e herë të ndarë. Tashmë duke qenë se janë bërë prindër ata kanë filluar bashkëjetesën. Pikërisht gjatë bashkëjetesës çiftet vejnë re te partnerët elementë të cilat shpesh edhe mund ti bezdisin. I tillë është edhe rasti për Arbenitën.
Në një postim në insta story modelja ka shpërndarë një video komedi që tregon se si problemi kryesor i partnerit të saj është vendosja e peshqirëve në dysheme dhe jo në vendet e duhura.