Kohët e fundit qarkulluan fjalë të ndryshme se Meritoni nuk do të ishte më pjesë e emisionit “Gjoni Black”, shkruan OnAir.
Këto thashetheme u mohuan nga vetë moderatori gjatë intervistës së tij më të fundit në emisionin “Ndrrimi i natës”. Pavarësisht kësaj, duket se këto zëra nuk ishin të gabuar.
Ditën e djeshme si “Gjoni Black Ent” ashtu edhe Meriton Mjekiqi ndanë në insta story njoftimin se rrugëtimit të tyre të përbashkët i kishte ardhur fundi. Ndonëse arsyet ende nuk dihen, duket se kjo ndarje është bërë në terma të mirë.
Mund të thuhet se ishte pikërisht emisioni “Gjoni Black” që shkaktoi trazira të ndryshëm ndërmjet reperëve për shkak të freestyle dhe diss-ave që ata i bënin njëri-tjetrit në këtë emision. Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë qoftë me Meritonin, qoftë me emisionin.