“Unë asgjë nuk dija të tjerët ma thanë, se ti me një tjetër diku larg po shkon”, me këta rreshta e nisi këngën me titull “Fustani i bardhë”, këngëtarja Engjellusha Salihu, shkruan OnAir.
Engjëllusha Salihu ka arritur që gjithmonë me projektet e saj muzikore të përcjell tematika të ndryshme, por edhe të kthehen në hite me miliona klikime.
“Fustani i bardhë” është një nga ato projekte muzikore që flet për një histori dashurie që nuk ka pasur fund të lumtur, por ka qenë histori tradhtie.
Ky projekt tashmë ka siguruar afro 3 milionë klikime në YouTube dhe padyshim që konsiderohet si një nga këngët më të veçanta shqiptare.
Klikoni në videon e listuar më poshtë për të dëgjuar./OnAir