Naser Berisha është një ndër emrat më të dashur të diskografisë shqiptare që gjithmonë ka arritur që të sjell projekte muzikore që i kanë rezistuar shumë kohës, shkruan OnAir.
Kësaj radhe këngëtari i njohur ka vendosur që të ju surprizojë edhe me një projekt të ri muzikor të cilin e ka titulluar “Në të mirë e në të keq”. Kënga është e shkruar nga Zeqirja Bajrami dhe e orkestruar nga Rreshat Beqiri.
Këngën mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Naser Berishes ku edhe mund të bëni subscribe.