Mbrojtësi i PSG, që njihet si shkëmb, si për klubin aktual ashtu edhe për kombëtaren e vendit në vitet e fundit, u diagnostikua me infektimin bakterial, sa ishte në Dinamo Moskë në vitin 2005
Ishte vetëm 21 vjeç , kur Silva u shtrua në spital. Për gjashtë muaj mjekët rusë e trajtuan atë për gjendjen, pasi sëmundja kishte filluar gjashtë muaj para zbulimit.Tuberkulozi ishte shumë i avancuar, madje doktorët e konsideronin heqjen e një pjese të mushkërive për të siguruar mbijetesën e tij.Por nëna e tij, Angela dhe bashkëshortja, Isabelle, nuk pranuan që lojtari të operohet, pasi operacioni do t’i kishte dhënë fund ëndrrave të Silvas që të behej yll i futbollit.
“Isha në spital për gjashtë muaj. Isha 10 kg mbipeshë dhe pavarësisht se të gjithë të tjerët në spital ishin shumë të dobët pasi nuk donin të hanin, edhe unë kam qenë gjithmonë i uritur”.
“Nëna ime tha se nuk dukem i sëmurë, por nuk mund të lëviz”.
“Unë pothuajse vdiqa. Prandaj, sa herë që luaj, mendoj përsëri në ato momente në Rusi”.
“I thashë nënës sime se nuk doja të luaja më futboll, pasi askush nuk më donte. Ajo më tha se atëherë duhet ta filloj punën që e bënte vëllau im, dhe kjo ma ndryshoi mendjen dhe kërkova një klub tjetër!”