Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, po shkon me ritëm të ngadaltë. Në fillim të majit të këtij viti kishte filluar zgjerimi i segmentit “Luzhan-Gllamnik”, me gjatësi prej katër kilometrave, derisa ende nuk është as përafërsisht gati që të kryhen punimet.
Kjo po i nervozon qytetarët e Podujevës të cilët kalojnë çdo ditë në këtë rrugë, e cila krijon kolona me kilometra si pasoj e punimeve të ngadalta.