Dy djem të vogël u kapën nga një kamerë e sigurisë, duke luajtur qindra metra mbi tokë, në një sipërfaqe të ngushtë përreth dritareve.
Djemtë dolën për të luajtur për shaka për gjatë kësaj pjese të rrezikshme, që thuhet të jetë 33 metra e gjatë, në anën e një ndërtese banimi në qytetin Lanzhou të Kinës.
Djemtë kishin dalë nga dritarja e apartamentit dhe silleshin përreth sipërfaqes së ngushtë të dritareve duke u ngacmuar mes vete.
Fatmirësisht djemtë nuk kanë pësuar më të keqen dhe janë kthyer brenda.
Menaxhmenti i ndërtesë ka biseduar me prindërit e tyre dhe i ka paralajmëruar të mos i lënë fëmijët pa mbikëqyrje.
Nuk është e qartë se ku kanë qenë prindërit e fëmijëve në momentin kur ata kanë këtë “lojë”.