Është nga ato artiste që hyri fuqishëm në skenën muzikore.
Engjëllusha Salihu, e cila fillimisht filloj të këndojë bashkë me nënën e saj, Shyhrete Behlulin, tashmë po i ecën shumë mirë karriera si solo artiste.
Me sukseset në muzikë, ajo tashmë ka arritur të fitojë shumë adhurues, ku e dëshmon sa herë që publikon projekte të reja, duke u klikuar me miliona herë.
Përveç muzikës, Engji vlerësohet edhe për dukjen dhe stilin e saj të veshjes, e cila mahnitë me çdo paraqitje që ajo bën.
Stilin e saj elegant e ka dëshmuar edhe sot, ku ka publikuar një fotografi në Instagram, duke u paraqitur përrallore.
Me një fustan të gjatë dhe të fryrë, si dhe një frizurë të thjeshtë, Engji ngjanë kaq shumë me princeshat e përrallave.