Para pak ditësh është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur nga të gjithë, shkruan Onair
Labi dhe Dani kanë surprizuar audiencën shqiptare me bashkëpunimin e tyre të parë të cilin e kanë titulluar “Falem”, që duke u nisur nga parametrat pritet të listohet në mesin e këngëve më të dëgjuara të këtij viti.
Duke u nisur edhe nga fakti që të dy janë zëra që kanë lënë gjurmë në industrinë muzikore shqiptare.Ky projekt nga data e publikimit e deri më tani ka arritur shifrën e klikimeve deri në 765,912 views.
Kënga është shkruar nga Irkenc Hyka dhe Petro Xhori, ndërsa këngën e gjeni në kanalin zyrtar të produksionit Ximi./onair