6 lugë gjelle gjalpë
220 gr çokollatë të zezë
6 vezë
½ filxhan sheqer
sheqer pluhur
Gjalpën e cokollatën shkrijini bashkë e më pas shtojuni të kuqtë e vezëve.
Të bardhët e vezëve rrahini e më pas shtojuni sheqerin.
Kur të jetë forcuar mjaftueshëm si masë, atëherë shtojeni gradualisht masën me cokollatë, gjalpë e të kuqtë e vezëve.
Përziejeni mirë masën dhe zbrazeni në kallëpin adekuat, të lyer paraprakisht me gjalpë.
Piqeni në furrën e parangrohur në 140 gradë për afro 50 minuta.
Sipas dëshirës, shërbejeni të spërkatur me sheqer pluhur ose me krem të rrahur qumështi. /Gastro