Lindsey Jones ishte për vizitë në Parkun Nacional Yellostone të Shteteve të Bashkuara, ku filmoi skenën e çuditshme që bëri një burrë para bizonit gjigant.
Sikur të ishte ndonjë toreador, ai tregoi gjoksin para kafshës që peshon afro 1,000 kilogramë, por më pas iu desh të ikte me vrap
“Të gjithë po qëndronim në makina, ndërsa bizoni sillej nëpër rrugë. Ishte vetëm ai, më i forti, që deshi të ngatërrohej me bishën” ka shkruar Jones.
Në afërsi nuk është parë ndonjë mirëmbajtës i parkut, ndërsa mësohet se bizoni është larguar pa shkaktuar ndonjë sulm.