Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesit e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Pas këtij takimi, në një konferencën për media Thaçi është pyetur lidhur me lajmet e fundit për mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe ai në përgjigjen e tij ka përjashtuar çdo mundësi për ndarje.
Ai po ashtu është pyetur nëse takimi i sotëm ka të bëjë pikërisht me shkëmbimin e territoreve.