Gjalpën dhe vajin hidhini në një tavë dhe vendoseni në furrën e nxehtë.
Më pas, tavën largojeni nga furra dhe rendisni në të patatet e prera në rrathë, të cilat më parë i keni kaluar në përzierjen prej rozmarine, kripe e piperi të zi.
Tavën e përgatitur kështu kthejeni në furrën e ngrohur derisa të piqen patatet. Kujdesuni që herë pas here t’i trazoni me lugë, në mënyrë që të marrin ngjyrë të njëtrajtshme.
Pas kësaj, sipër patateve hidheni djathin dhe pak rozmarinë shtesë.
Tava është e gatshme, pas shkrirjes së djathit.
Ju bëftë mirë.