Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet, sipas së cilit del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet.
Subjekti më i votuar do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me 23.8 përqind të votave, pastaj, Partia Demokratike e Kosovës me 18.4 përqind, Lëvizja Vetëvendosje me 17.6 përqind, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.8 përqind.