Bylbyl Sokoli ka qenë njëri prej mysafirëve në emisionin Dueli Botërorit që transmetohet çdo ditë në RTV Dukagjini nga ora 22:30.
Së bashku me të ftuarit e tjerë, trajneri i njohur i ka komentuar ndeshjet që u zhvilluan të shtunën, në kuadër të fazës grupore të Kampionatit Botëror.
Një takim që la mbresa, ishte ai ndërmjet Belgjikës dhe Tunizisë, në të cilin u shënuan më së shumti gola deri më tani në turneun që po zhvillohet në Rusi, kombëtarja evropiane fitoi me rezultat 5-2.
Sipas analistit të futbollit në emisionin Dueli Botërorit, pos formacionit bazë, belgët mund të krenohen edhe me lojtarët e tyre rezervë që janë shumë të fortë.
“Banka (rezervë) e Belgjikës është më e forta në këtë Kampionat. Nuk ka bankë më të fortë”, është shprehur Sokoli.