Data e 1 Prillit njihet si “Dita e Gënjeshtrave”, shkruan OnAir.
Në këtë ditë tashmë është kthyer në traditë që njerëzit tu bëjnë rrenge të ndryshme njëri – tjetrit me tematika nga më të ndryshme.
Kësaj tradite iu bashkua edhe emisioni i mëngjesit “Alarm” në “ATV”. Me anë të gazetares së tyre në terren, ata përfshinë në rrengun e tyre qytetarët e Prishtinës nëpërmjet pyetjes së ditës.
Qytetarët e Prishtinës u pyetën rreth mendimit të tyre për shembjen e “New Born”, një ndër monumentet më kryesore në kryeqytet. Shumë prej kalimtarëve të rastit refuzuan të përgjigjeshin, kjo dhe për shkak të faktit se është ditë jave dhe kishin angazhime të shumta. Ata që u ndalën të jepnin mendimin e tyre, e pritën me shumë sportivitet faktin që kjo ishte një rrenë për nder të “Ditës së gënjeshtrave”.
Reagimet e plota të qytetarëve mund ti ndiqni në videon më poshtë: