Tashmë e kemi kuptuar që Shyhrete Behluli listohet në mesin e atyre këngëtareve që gjithmonë arrin që në projektet e saj të prek tematika të shumta, madje ka raste kur ka arritur që të na bëj edhe me lot në sy, shkruan Popullore.com
Ajo së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj me reperin Gold Ag dhe kanë trajtuar temën e gurbetit.
E kush më mirë se Shyhrete Behluli dhe Gold Ag për të trajtuar një temë të tillë në një projekt muzikor. Por duket sikur edhe audiencës shqiptare i ka pëlqyer kjo gjë sepse ka arritur që për kohë rekord të arrijë afro 6 milionë klikime.