Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli është ndër personat më të dashura për publikun e muzikës popullore. Ajo pos për këngët e saj, njihet edhe si njëra ndër këngëtaret më elegante të skenës sonë.
Shyhretja është mjaftë aktive në rrjetet sociale, ku ka një mori ndjekësish dhe bën postime nga më të ndryshmet.
Ajo para pak çastesh ka publikuar pamje ku ka paralajmëruar klipin e ri i cili pritet të pëlqehet si të gjitha projektet paraprake. Sërish një bashkëpunim me vajzën e saj Engjin si duket konbinimi nënë e bijë gjithnjë po arrin të rezultojë i suksesshëm.
Kujtojmë se këngëtarja bashkëpunon tash e njëkohë të gjatë me produksionin më të mirë Vizioni Libonia.
Prisni surpriza/Onair