Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 33 persona në territorin e Kosovës.
Ata nuk e respektuan vendimin e Qeverisë për të mos dal nga shtëpia pas orës 17:00 deri në 06:00.
Qyteti që prin me numrin më të madh të të arrestuarve për shkak të mos respektimit të dispozitave të Qeverisë është Prishtina.
Më poshtë mund të gjeni arsyetimet e kosovarëve që ranë në pranga për shkak të mos respektimit të kufizimit të lëvizjes:
Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 02.04.2020-13:30. Është arrestuar i dyshuari
mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Lagjja Padalishtë, Graqanicë 02.04.2020-18:00. Nga njësiti policor në rrugë
janë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ti cilët pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti kalon në procedurë të rregullt.
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.04.2020-20:00. Nga njësiti policor në
rrugë me veturë është hasur dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk e kishte respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.04.2020-21:05. Nga njësiti policor janë
hasur dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.
Rr. Bajram Bahtiri-Prishtinë 01.04.2020-20:40. Gjatë një pike kontrolli
njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte personi mashkull kosovar dhe i njëjti ka poseduar leje qarkullimi nga ATK-ja. I njëjti është arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK dhe i njëjti është liruar. Më datën e lartcekur në ora 22:00 në stacion të policisë është kontrolluar lista e personave që janë në vet izolim dhe ka rezultuar se i dyshuari i lartcekur është pjesë e asaj liste. Është kontaktuar pala dhe është udhëzuar që të vet izolohet dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti .
Rr. Skenderbeu, Podujevë 02.04.2020-21:30. Nga njësiti policor në rrugë me
veturë janë hasur tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.
Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 02.04.2020-02:40. Janë arrestuar dy të
dyshuar (njëri i mitur) meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kryer veprën e cekur duke lëvizur (në këmbë) në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Me vendim të prokurorin të dyshuarit pas intervistimit dhe kontrolleve mjekësore janë dërguar në mbajtje.
Rr. Skënderbeu, Kamenicë 02.04.2020-13:27. Gjatë patrullimit njësiti
policorë ka ndaluar dy persona meshkuj kosovar të fshatit Topanicë, fshat ky i cili është në karantinë. Te dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.