Derisa po flitet për finalizim të marrëveshjes Kosovë-Serbi, çështja e personave të pagjetur ende nuk është temë në dialogun e Brukselit.
Familjarë të personave të zhdukur dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kërkojnë që mos të nënshkruhet marrëveshje finale me Serbinë pa u marrë vesh për zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
E në Qeverinë e Kosovës, thonë se “njerëzisht, kjo temë është dashur të jetë pika e parë e bisedimeve”.