Cristiano Ronaldo i ka falënderuar të gjithë ata që kishin zgjedhur golin e tij kundër Juventusit më të mirin e sezonit, veçanërisht fansat e klubit ndaj të cilit e ka shënuar golin
“Falë gjithë atyre që kanë votuar për mua, nuk do ta harroj kurrë atë moment, veçanërisht reagimin e tifozëve në stadium. UEFA goli i sezonit, një moment i veçantë”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.
Dy muaj më vonë, sulmuesi u transferua te Juventusi për një shumë prej 100 milionë euro, të cilat iu paguan skuadrës së Real Madridit.
Goli i dytë u zgjodh i Dimitry Payet, i cili shënoi gol me Marseillen kundër RB Leipzigut duke fituar 35.550 vota.
Eva Navarro u rendit si e treta kur me kombëtaren e femrave të Spanjës shënoi gol kundër Gjermanisë.