Me pranga në duar Ritvan Zykaj ka dalë në sallën e gjyqit, për t’ju komunikuar masa e arrestit pas krimit makabër të 10 Gushtit në Selenicë.
Ai mbante veshur një bluze të bardhë, por për asnjë moment nuk uli sytë, edhe pse në fakt i kishte të nxirë. Ai qëndronte ‘kokëlartë’ përballë kamerave të televizioneve, ndërsa pritej të fillonte procesi ku do të merrej masa e arrestit, pas vrasjes makabre të 8 kushërinjve.