Përbërsit:
1 l qumësht
10 lugë gjelle sheqer
1 sheqer vanilje
12 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
2 lugë gjelle kakao
Plus:
400 gr karrota të freskëta
6 lugë sheqer sheqer
1 sheqer vanilje
200 ml ujë
3 lugë gjelle niseshte
Karrotat e pastruara mirë i grijmë dhe i vëmë të zihen derisa të zbuten. Kur të jenë zier, i kullojmë dhe i bluajmë.
Qumështin e ziejmë. Shtojmë sheqerin, sheqer vaniljen dhe grizën. Përziejmë vazhdimisht derisa kremi të fitojë dendësinë e duhur.
Këtë masë e ndajmë në dy pjesë. Në njërën pjesë shtojmë kakaon e në tjetrën nëse doni mund të shtoni lëvoren e grirë në rende të një limoni.
Në një tavë së pari hedhim masën me ngjyrë të errët e sipër saj pjesën me ngjyrë të celur.
Në purenë e karrotave shtojmë sheqerin, sheqer vaniljen dhe ujin. Ziejmë për pak minuta. Shtojmë niseshten e përzier me pak ujë. Masa zihet pak. Pastaj e hedhim sipër kremit me grizë.
Para konsumimit, ëmbëlsira ftohet mirë në frigorifer./Meshije