Nevojiten:
Për brumin:
200 ml qumësht
pak sheqer
pak kripë
350 gr miell
10 gr tharm buke
Për mbushjen:
proshutë gjedhi
ullinj
100 gr djath mozzarella
rigon
djath kackavall
Me përbërësit e mësipërm bëjeni një brumë të butë e lëreni të pushojë.
Pasi të jetë dyfishuar në masë, brumin ndajeni në toptha të vegjël.
Hapini topthat, shtoni proshutën e prerë në thela të holla, djathin mozzarella, ullinjtë dhe rigonin.
Piqini për 20 minuta në furrën e parangrohur në 220 gradë.
Para përfundimit të pjekjes, shtoni kackavallin e grirë në rende.
Kthejini në furrë derisa të shkrihet djathi.Ju bëftë mirë./Meshije