Para pak ditësh drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, pas një inspektimi që kishte bërë, kishte marrë vendim për suspendimin e urologut Fahredin Veselaj, me arsyen se nuk ishte gjetur në vendin e punës.
Mirëpo ky i fundit ka reaguar ndaj këtij suspendimi, duke paraqitur disa fakte që tregonin për operimet që kishte kryer pikërisht në atë ditë.
Ndërkaq thotë se dyshon që kjo e fundit është bërë për të prishur imazhin e tij.