Ushtaraku i karrierës, Fuad Ramiqi, duke folur lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit ka thënë se ekzistenca e FARK-ut ka qenë domosdoshmëri edhe para faktorit ndërkombëtar.
Ramiqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se “në një moment nuk kam lejuar që Ahmet Krasniqi të bjerë në duar të keqbërësve”.
“Tre kilometër afër Kukësit kemi hasur në një postbllok ushtarak, i cili nuk ishte i përhershëm. Postblloku është përforcuar edhe nga njerëz që ishin në rrugë me uniformë, apo pa uniformë. Unë sapo kam kaluar postbllokun kam parë që njerëzit i janë vërsulur makinës ku ishte Ahmet Krasniqi dhe më pas e kanë kapur për krahësh, ku i kishin marrë edhe një revole”, rrëfen Ramiqi.
Ai thotë më tej se aftësitë e tija kanë mundësuar të evitojë kidnapimin e Ahmet Krasniqin.