Mesfushori belg pritet të bëhet transferimi më i ri i Interit në këtë afat kalimtar.
Pas përfundimit me sukses të testeve mjekësore mesfushori i Romës është i lirë të formalizojë transferimin.
30-vjeçari gjatë mbrëmjes ose nesër (e martë) pritet edhe ta nënshkruaj kontratën e vlefshme për katër vite me zikaltrit.
Përveç belgut, Interi tashmë ka arritur marrëveshje transferimi edhe me Stefan de Vrij, Këadëo Asamoah dhe Lautaro Martinez