Përbërsit:
300 gr file peshku
200 gr pure patatesh të ziera
1 lugë e vogël kurkuma
1 të bardhë të vesë
1 lugë e vogël miell misri
troshka buke/galetë
kripë dhe piper i zi
Filenë e peshkut ziejeni derisa të mund të ndahet lehtas me pirun. Këtë mund ta bëni edhe në mikrovalë për 10 minuta.
Copat e peshkut bëjini bashkë me purenë e patateve, miellin e misrit e të bardhën e vesë. Shtoni edhe kripë e piper.
Nëse doni, këtë gjë mund ta bëni edhe në blender.
Bluajini të gjitha bashkë, që të fitoni një masë homogjene, nga brumi i përgatitur, krijoni toptha qoftesh.
Përpara fërgimit, qoftet e peshkut kalojini në troshka buke.
Fërgojini derisa të marrin një ngjyrë të kuqrremtë./Meshije
Ju bëfshin mirë.