Dita e martë e 10 korrikut do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Juventusit.
Kjo pasi ‘Zonja e Vjetër’ nënshkroi me njërin prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldon.
Gjatë ditë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, kishte udhëtuar me aeroplan privat për në Greqi, ku u takua me Ronaldon dhe agjentin e tij, Jorge Mendes.
Pas marrëveshjes foli edhe agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, që tha se lojtari është i lumtur me klubin e ri.
“Unë dua të shpreh kënaqësinë e madhe dhe lumturinë e CR7 që do transferohet në Juve”.