Meshkujt nga e gjithë bota, po përpiqen që të bëjnë organizimi sa më interesante për këtë moment – por, sikur të kishte ndonjë çmim për propozimin më ekstravagant, atëherë do t’i përkiste Josef Rakich nga Zelanda e Re
I njohur si ‘trajneri personal numër një në internet’ i ka propozuar Maryam Matti, me ndihmën e një ekipi profesionist televiziv, Range Roverit pink që kushton rreth 100 mijë euro dhe unazës gjigante.
Me t’ia mbyllur sytë të dashurës prej tri vitesh që ai e quan Mimi, u nisën për një shëtitje me helikopter, për të aterruar në një stadium të ‘boshatisur’.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa e dërgon para pakos gjigante, prej nga shfaqet vetura luksoze dhe më pas ai bie në gju për të bërë propozimin.
Nuk ka munguar as ahengu me familjarët dhe miqtë e ngushtë, të cilët dinin gjithçka rreth fejesës, teksa ishte vetëm nusja që dukej e hutuar, sepse nuk kishte pritur asnjë prej këtyre befasive