Projekti i zhvilluar nga kanali CUT i YouTube, i tregon katër prindër që kanë besuar plotësisht në fëmijët e tyre dhe vendosën që të bëjnë tatuazh, çfarëdo punimi që ata ua vizatojnë.
Megjithëse do mbeteshin përgjithmonë në trupin e prindërve të tyre, njëri e vizatoi një hot-dog, tjetri një dragua që nxjerrtë flakë, ndërsa moshatarja tyre disa personazhe nga filmi ‘E Bukura dhe Bisha’
Veprimet e prindërve janë pëlqyer shumë nga shikuesit e videos, duke u konsideruar si një lidhje besimin në marrëdhënien mes prindit dhe fëmijës. Nuk kanë munguar as reagimet pozitive ndaj ilustrimeve të fëmijëve, që u pëlqyen mjaft nga të tjerët