Një pjesëmarrës 29-vjeçar ka marrë lëndime të konsiderueshme në kokë, pasi u godit nga sfera që peshon 250 kilogramë, të cilën organizatorët e festivalit e përdorën për të zëvendësuar demat e rrezikshëm.
Zyrtarët e këtij organizimi që u zhvillua në Madrid të Spanjës, për të dytin vit me radhë e përdorën këtë top gjigant, si më të sigurt dhe miqësor me kafshët
Në anën tjetër, sfera që është e punuar nga plastika, është i rëndë sa një dem i vogël. Lëshimi nëpër rrugën e pjerrët dhe të ngushtuar me rrethoja, e bën aktivitetin mjaft të rrezikshëm, por jo aq sa në festivalet ku hungërijnë demat e vërtetë.