Në këtë puntatë të fundit të këtij sezoni të emisionit “Kojshia Show” i ftuar ishte Hoxhë Shefqet Krasniqi, shkruan OnAir.
Në fillim të bisedës ai bëri një veprim që i ra në sy shumë shikuesve. Ai mori nga gishti i moderatorit Sadri Imeri unazën e martesës të cilën e kishte prej ari dhe i dha për zëvendësim një tjetër unazë prej argjendi.
Hoxha u shpreh se mbajtja e bizhuterive prej ari është e ndaluar në fenë islame. Kjo gjë është për faktin se ai person që ka një bizhu të këtij materiali është duke mbajtur një pjesë të xhehenemit ( ferrit ).
Diçka e tillë, Hoxha Shefqet Krasniqi tregoi se ka ndodhur edhe në kohën e profetit Muhamed dhe ai kishte udhëzuar që bizhuteri të tilla të mos mbahen.