Qytetarët në Gjakovë kanë protestuar sot duke kundërshtuar vizitën e serbëve si pelegrinë pranë Kishës Ortodokse Serbe.
“S’ka qetësi pa drejtësi”, “Gjakova nuk harron” dhe “Hashim Thaçi kali i Trojës në Kosovë” ishin vetëm disa nga mbishkrimet që mbanin në duar protestuesit sot, e që u vendosën te Kisha Ortodokse Serbe në Gjakovë.