Vitet e fundit është vënë re një trend i vendosjes së forcës puntore kosovare në Gjermani pas përfundimit të studimeve, shkruan OnAir.
Ky trend është vënë re kryesisht te stafi mjekësor.
Oda e mjekëve bën me dije se sipas raporteve mbi 100 mjek të diplomuar largohen çdo vit. Kryetari i kësaj ode, Pleurat Sejdiu bën me dije se në 5 muajt e parë të këtij viti mbi 50 mjek kanë nënshkruar një kontratë pune për në Gjermani. Gjithashtu ai bën me dije se në 7 vitet e ardhshme rreth 30% e mjekëve aktual do të dalin në pension. Nëse ky trend vazhdon i tillë, atëherë pritet që sistemi shëndetësor e kryesisht ai primar të pësojë një kolaps.
Gjithashtu një interes i madh për të mësuar gjuhën gjermane vihet re edhe në kurset e ndryshme private.