Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj ndalimit të flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror në Rusi.
Edhe pse Kosova është anëtare e FIFA-s me të drejta të plota, flamuri i vendit tonë është ndaluar në ‘Rusia 2018’ nga autoritetet ruse, madje duke u llogaritur në të njëjtin nivel me flamurin e grupit terrorist, ISIS.
“I zemëruar nga veprimet e Rusisë për të ndaluar përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë Kampionatit Botëror të FIFA-s”.
“Kosova është anëtare e FIFA-s dhe u bëj thirrje të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës si një anëtar i FIFA-s”.
“Politika duhet të mbetet jashtë sportit”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij në Twitter.