Çdo vit, në nivele të ndryshme, me emërtime të ndryshme, organizohet ndonjë garë sportive botërore, evropiane apo kampionate të ndryshme nacionale, kontinentale apo botërore.
Shumica e njerëzve ndihen mirë për këto organizime, madje bëjnë edhe përgatitje të caktuara,
duke siguruar shikimin e lojës, duke blerë ndonjë rekuizitë të ekipit të preferuar dhe duke ndarë orarin e ditës, javës apo muajit për këtë eveniment.
Nga të gjitha sportet, futbolli ishte dhe është mbreti i sporteve. Edhe të vjetrit, edhe të rinjtë, madje edhe femrat e fëmijët janë në një mënyrë tifozë,
të gjithë janë me disponim të jashtëzakonshëm, e një pjesë thuajse të hipnotizuar. Edhe unë dikur, si adoleshent, ndihesha pjesë aktive e tifozerisë futbollistike.
Krahas leximit, gjëja e dytë me rëndësi ishte sporti, e sidomos futbolli.
Se futbolli është një përjetimë ndryshe nga sportet e vërteton edhe kjo video, në të cilën shfaqen 10 momentet e bukura të respektit në futboll.
Ju ftojm ti shikoni ato.