Nxënësit e shkollave të mesme lexojnë shumë pak. Nga një hulumtim që ka bërë organizata jo qeveritare ETEA del se 56 përqind e nxënësve të anketuar nuk kanë qenë në gjendje t’i dinë tre tituj librash.
Ky rezultat sipas drejtorit të ETEA-s Agon Ahmeti është alarmues.Edhe në bibliotekat e qytetit tregojnë se numri i personave që lexojnë libra nuk është i mirë.Janë studentët më shumë ata që i vizitojnë bibliotekat për të lexuar libra që u duhen për provime.Gjatë hulumtimit të ETEA-s janë anketuar 604 nxënës nga 13 shkollat e mesme publike të Prishtinës, janë intervistuar mësimdhënës të Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, si dhe është mbajtur një fokus grup me lexuesit e rregullt nga këto shkolla.