Paqartësitë rreth kostos buxhetore që do ketë projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë të viteve 1990-të, ka përplasur SBAShK-un dhe Ministrinë e Punës.
E nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po kërkohet që proceduarat për këtë ligj të përshpejtohen.
Por nga Ministria e Punës u dhanë disa vërejtje lidhur me këtë projektligj që kryesisht kishin të bënin me koston buxhetore.
Reagim më të ashpër për deklarimet e Xhaferit pati kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
E deputetët po e përkrahin këtë projektligj.
Anëtarja e komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Teuta Haxhiu, tha se duke parë vullnetin e deputetëve, projektligji për punëtorët e arsimit të viteve 1990, do të kalojë edhe në lexim të dytë.
Kurse, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji përmes një letre me shkrim t’i kërkojë informacione Ministrisë së Financave lidhur me koston reale që e prek projektligjin e mësimdhënësve të viteve 90’ta.
Gjatë kësaj mbledhje, komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, me vota unanime ka dërguar në Kuvend, projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës