Ditën e dielë rreth orës 10:20 të mëngjesit një peshkatar rreth moshës 50 vjeç u plagos në zonën që ndan Mitrovicën e veriut me atë të jugut, shkruan OnAir.
Raporti zyrtar i policisë thotë se i plagosuri është dërguar në Mitrovicën e veriut për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë njëri nga banorët e njërit prej fshatrave në afërsi të kësaj zone, për “ATV” tregon se para se të ndodhte ngjarja, në atë zonë ndodheshin 2 peshktarë. Ai gjithashtu tregon se deri më tani nuk ka pasur asnjë konflikt të kësaj natyre, ndonëse lumi shfrytëzohet për peshkim si nga serbët ashtu edhe nga kosovarët.
Policia thekson se tashmë ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.