Këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Big Mama para një vitit ka realizuar një operacion në Turqi për zvogëlimin e lukthit, ndërsa tani po befason me pamjen e saj.
Ajo vazhdimisht po publikon fotografi në rrjetet sociale, ku edhe po shfaqet më në formë, si asnjëherë më parë.
Bigu edhe këtë verë është shumë aktive me koncerte e ahengje familjare ajo sigurohet që gjithmonë këto momente t’i ndajë me fansat e saj.
Krahas këtyre angazhimeve të shumta ajo ka gjetur kohë edhe për pushime.
Në fotografinë e fundit që ka publikuar në Instagram, Bigu duket se është duke pushuar në Turqi, në këto fotografi ajo çka edhe bie në sy më shumë janë format e saj trupore shumë tërheqëse.