Në shkollat fillore “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë procesi mësimor dje ka nisur me protesta.
Krejt kjo pasi që prindërit e kanë kundërshtuar zhvendosjen e rreth 1200 nxënësve të paraleleve gjashtë deri në nëntë nga shkolla “Mihal Grameno” në shkollën “Daut Bogujevci”.I shqetësuar për vajzën e tij e cila tani e tutje do të udhëtojë çdo ditë rreth 2 kilometra është Lulzim Hoti i cili thotë ky vendim është i gabuar.