Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka gjunjëzuar botën, por kjo nuk e ka penguar një çift në Chhattisgarh të Indisë të emërojë binjakët e tyre të porsalindur si ‘Corona’ dhe ‘Covid’, shkruajnë mediat e huaja.
Të dy fjalët ngjallin frikë dhe pikëllim në mendjen e të tjerëve, por për çiftin me bazë në Raipur, ata simbolizojnë triumfin mbi vështirësitë. Binjakët, një djalë dhe një vajzë u lindën gjatë shpërthimit të pandemisë.
Emrat, thanë ata, do t’i kujtonin të gjitha vështirësitë që kishin kaluar gjatë kohës kur po prisinin dhuratën e tyre më të bukur në jetë.
Sidoqoftë, çifti thanë se mund të ndryshojnë më vonë vendimin e tyre më vonë dhe të riemërtojnë fëmijët e tyre.