Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inspektuan sot punimet në ndërtimin e urës Kaçanik – Hani i Elezit, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Haradinaj ka thënë se punimet janë në duar të sigurta dhe se Bechtel Enkan e ka quajtur si kompaninë më kompetente për këtë punë. Ai kërkoi nga stafi punues që ta ruajë dinamikën e punës, në mënyrë që punimet të përfundojnë brenda këtij viti.