“Dashurova unë një vajzë emrin Meli e ka pas, Meli pse më tradhëtove tjetër tash e dashurove” është vetëm një pjesë e një kënge që e kemi dëgjuar nga shumë emra të njohur të muzikës shqipe, e gjithashtu edhe nga zëri i perlave të muzikës popullore Motrave Mustafa,. shkruan Onair
Këtë këngë dyshja e kanë shoqëruar nën tingujt e qiftelisë ku ka arritur të pëlqehet shumë nga një numër i madh i fansave të këngëtareve, duke arritur kështu shifrën 1 milion klikime. Të veshura në veshje kombëtare Motrat Mustafa duken me të vërtetë tejet bukur.
Të ulur afër një sofre sipas traditës këngëtaret i dhan shpirt kësaj këngë. Këtë këngë mund ta gjeni në kanalin zyrtaar të Motrave Mustafa.
Mos e humbisni një super këngë, e sjell në versionin e Motrave Mustafa./Onair