Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, beson se superylli portugez, Cristiano Ronaldo tashmë ka nënshkruar me kampionin e Italisë.
“Për mendimin tim, ai tashmë ka nënshkruar për Juventusin dhe testet i ka kryer në Munih”, u shpreh Moggi në Twitter.
Vet Moggi, ditë më parë kishte folur në televizionin 7Gold duke vënë në pikëpyetje nëse është e nevojshme të shpenzohet kaq shumë në një lojtar 33 vjeçar.
Marrëveshja për Cristiano Ronaldon besohet se përfshin një kontratë me pagë 30 milionë euro në vit dhe Juve t’i paguajë Realit 100 milionë euro.